Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë ditës së sotme ka kryer homazhet te varrezat 'Dëshmorët e Kombit' në kryeqytet për të përkujtuar 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Pasi ka përfunduar nderimet, siç duket Lulzim Basha është nisur drejt aeroportit të Rinasit dhe ka shkuar drejt Milanos për të kremtuar Ditën e Flamurit.
Ai shfaqet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela.
“Para se të vija në Milano, isha për nderime tek varrezat, më pas u mora me protestën e situatën në vend, dhe tani erdha në Milano, ku gjeta një Shqipëri tjetër. Jam shumë i nderuar që jam këtu”, tha Basha.