Zbulohet vjedhja prej 150 milion lekësh, magazinieri dhe rojet bëjnë “kërdinë” në kompaninë e naftës në Fier (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:47 22-03-2017 Zbulohet vjedhja prej 150 milion lekësh, magazinieri dhe rojet bëjnë “kërdinë” në kompaninë e naftës në Fier  (EMRAT)

Supozohej që të ruanin kompaninë, por punonjësit e sigurisë e kanë vjedhur vetë.

Rasti është zbuluar në kompaninë e naftës “Al Petrol” në Fier, ku magazinieri, në bashkëpunim me 4 roje kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën kompaninë, duke i shkaktuar një dëm prej 150 milion lekësh të vjetra.  

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  u arrestua në flagrancë për veprën penale ”Vjedhje duke shpërdoruar detyrën" dhe "Shpërdorim detyre” shtetasi Shpëtim Ramaj, 48 vjeç, banues në  lagjen “Apollonia” Fier. (Me detyrë makazinier në Ndërmarjen e Bazës së Furnizmit Teknik të shoqërisë “Al Petrol”).

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

-S.M, 44 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, Fier.

-M.R, 56 vjeç, banues në lagjen “Kastriot”, Fier.

-Sh.K, 62 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.

-F.C, 47 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli”, Fier.

(Të katërt me detyrë roje në Ndërmarjen e Bazës së Furnizmit Teknik të shoqërisë “Al Petrol”).

Këta shtetas kanë abuzuar me detyrën duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 15.000.000 lekë të reja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën" dhe "Shpërdorim detyre". 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Antimafia” për pasuritë e Klement Balilit, në sitë gjithë fisi
Rrahu prindërit e moshuar, i biri e paguan me burg (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.010787010192871
array(1) { ["section"]=> string(117) "zbulohet-vjedhja-prej-150-milion-lekesh-magazinieri-dhe-rojet-bejne-kerdine-ne-kompanine-e-naftes-ne-fier-emrat-72742" }