Zbuloi informacionin konfidencial të gjermanëve, ish-shefi i OFL-së u fut në sistemin sekret të Policisë, të dhënat ia dërgoi trafikantit të kokainës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:19 22-02-2021 Zbuloi informacionin konfidencial të gjermanëve, ish-shefi i OFL-së u fut në sistemin sekret të Policisë, të dhënat ia dërgoi trafikantit të kokainës FotoMontazh: Artan Shkembi

Ish-shefi i OFL-së Artan Shkëmbi, u pezullua nga detyra dhe akuzohet për dy vepra penale, që janë “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Newsbomb.al. mëson se dy trafikatët shqiptarë që kanë “nxjerr zbuluar” zyrtarin e lartë të Policisë Artan Shkëmbi janë Aleksandër Prroni dhe Klaudio Vukaj. Autoritetet gjermane kishin nisur ndaj këtyre shtetasve hetime pasi dyshohet se drejtonin një grup të trafikimit të kokainës.

Por hetimet që kishin nisur në Hamburg nga pala gjermane, u dekonspiruan në Shqipëri nga ish-kreu i OFL-së Artan Shkëmbi. Policia gjermane i kishte nisur autoriteteve shqiptare kërkesën për bashkëpunim në shkëmbimin e informacioneve për dy personat e lartpërmendur.

Sipas dokumenteve që disponon Ora News, në dosjen e hetimore thuhet se se nga verifikimet ka rezultuar se një punonjës i Policisë së Shtetit u ka dhënë rregullisht informacione anëtarëve të grupit kriminal të kokainës.

Ata njoftoheshin direkt dhe indirekt për hetimet që po zhvilloheshin ndaj tyre.

Më datë 19 mars 2020 përmes oficerit të kontaktit, Policia gjermane ka paraqitur në zyrat e Policisë shqiptare kërkesën për verifikimin e pasurive të Klaudio Vukah dhe Aleksandër Prroni, me qëllim identifikimin e aseteve që ata kishin në Shqipëri.

Autoritetet gjermane shkruanin në dokument se hetimi ishte tepër sekret dhe theksonin se nëse rrezikohej dekonspirimi, pala shqiptare nuk duhej të kryente asnjë veprim. Por, në Tiranë ka ndodhur krejt e kundërta. Kërkesa që Policia gjermane kishte dërguar në Tiranë, ka mbërritur pikërisht në telefonin e të hetuarit Klaudio Vukaj, më datë 10.04.2020 rreth orës 16:00

Pra, në një kohë që gjermanët kërkonin informacion për Klaudio Vukaj dhe theksionin se hetimi ishte tepër sekret, kërkesa e tyre për informacion nga pala shqiptare mbërriti pikërisht në celularin e trafikantit të kokainës.

Ora News shkruan se përveç kërkesës, Klaudio Vukajt i janë përcjellë edhe fotot e tij dhe të personit tjetër nën hetim Aleksandër Prroni, së bashku me të dhënat e nxjerra nga sistemi sekret “Deep See”, i Policisë së Shtetit.

Nga hetimi i filluar nga SPAK pas denoncimit të autoriteteve gjermane, është evidentuar fakti se i vetmi person që është futur në sistemin sekret “Deep See” të Policisë së Shtetit, më datë 10.04.2020 është ish-shefi OFL-së Artan Shkëmbi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vdekja e 17-vjeçarit nga Elbasani, zbulohen detaje TRONDITËSE: Pa sëmundje shoqëruese, dyshohet se është gjenetike, i shtruar në spital edhe babai i tij
Bënë për spital simpatizantin e PD-së Dorian Protoduari, shpallen në kërkim 3 vëllezërit »
Article Logic
Execution time: 0.011209964752197
array(1) { ["section"]=> string(154) "zbuloi-informacionin-konfidencial-te-gjermaneve-ish-shefi-i-ofl-se-u-fut-ne-sistemin-sekret-te-policise-te-dhenat-ia-dergoi-trafikantit-te-kokaines-239778" }