Zbuloni 10 vendet me oraret më të shkurtëra të punës në botë

Publikuar tek: ekonomi, më 18:23 14-11-2016 Zbuloni 10 vendet me oraret më të shkurtëra të punës në botë

Sipas raportit të Bankës USB e cila analizon punët dhe modelet e fitimit në 71 qytete të botës 10 janë qytetet të cilat kanë më pak orë pune në botë.

 1.Parisi

Parisienët kanë orarin më përshtatshëm në botë.
Sipas një raporti të Bankës UBS, që analizon punën dhe modelet e fitimit në 71 qytete nëpër botë, banorët e kryeqytetit francez punojnë 1,604 orë në vit. Njerëzit  punojnë 35 orë në javë dhe kanë 29 ditë pushime të paguara”, – shkruajnë analistët e UBS, raporton CNN.
 Paris-300x169.jpg

 

2.Lioni

Ashtu si Parisi, qyteti francez i Lionit krenohet me një orar të shkurtër pune.
Njerëzit në Lion punojnë mesatarisht 1,631 orë në vit, duke e bërë qytetin e dytë në botë për kohën në punë. Po ashtu, ata kanë 29 ditë pushime të paguara në vit.

 Lion.jpg

3.Moskë

Harrojeni për një moment politikën dhe krizën ekonomike dhe mendoni këtë: Banorët e kryeqytetit të Rusisë kanë ndër oraret më të shkurtër në botë: 1,647 orë në vit dhe 31 ditë pushime të paguara.

Moske.jpg

4.Helsinki

Për ata që kërkojnë një orar të shkurtër dhe pak stabilitet politik këshillohet të merret në konsideratë Helsinki, me një mesatare 1,659 orë në vit. Pushimet e paguara janë 29 ditë. Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror, Finlanda është konsideruar një nga vendet më të mira në botë për përgatitjen dhe trajnimin e fuqisë punëtore.

Helsinki.jpg

5.Vjenë

Në qytetin austriak, me një popullsi 1,8 milionë banorë, punohet mesatarisht 1,678 orë në vit, me 27 ditë pushime të paguara. Sipas “Economist Intelligence Unit”, Vjena është konsideruar qyteti i dytë më i mirë në botë për të jetuar, pas Melburnit në Australi.
Qyteti ka një reputacion për standarde të larta jetese, infrastrukturë të qëndrueshme dhe një sistem të mirë shëndetësor.

Vjene.jpg

6.Milano

Milano është i njohur si një nga qytetet më të rëndësishme të modës në të gjithë botën, ku çdo vit zhvillohen sfilata. Milanezët i gëzohen një ekuilibri të mirë punë-jetë, me vetëm 1,691 orë në vit.

Milano.jpg

 7.Kopenhagë

Kryeqyteti i Danimarkës krenohet me rrugët miqësore të biçikletave dhe restorantet e cilësisë së parë. Banorët e qytetit punojnë mesatarisht 1,697 orë në vit. Nuk është çudi që Danimarka renditet vazhdimisht ndër vendet më të lumtura në botë nga Kombet e Bashkuara.

 

 Kopenhage.jpg

8.Luksemburgu

Ky qytet i vogël i pasur ka fituar reputacion duke u bërë një nga parajsat fiskale për kompanitë botërore. Por zyrtarët do të preferonin ndoshta që njerëzit të përqendroheshin më shumë në ruajtjen e ekuilibrit mes punës dhe jetës. Në Luksemburg punohet mesatarisht 1.703 orë në javë; 32 ditë pushime të paguara në vit.

 Luksemburg.jpg

9.Vilnius

Kryeqyteti i Lituanisë vlerësohet për arkitekturën e tij historike dhe një orar të shkurtër pune gjatë javës; mesatarisht 1,716 orë në vit dhe 30 ditë pushime të paguara.

 

 Vilnius.jpg

10.Brukseli

Kryeqyteti belg është epiqendra e politikës europiane, që pret takime të liderëve të Europës dhe Komisionit Europian. Me gjithë këto aktivitete, Brukseli ka ndër oraret më të shkurtra të punës krahasuar me kryeqytete të tjera europiane, mesatarisht 1.717 orë në vit.
Megjithatë, punëmarrësit marrin një numër më të pakët ditë pushimesh të paguara krahasuar me vende të tjera në Europë: 18 ditë në vit.

 

 Brukseli.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022944927215576
array(1) { ["section"]=> string(66) "zbuloni-10-vendet-me-oraret-me-te-shkurtera-te-punes-ne-bote-59495" }