Bukuroshja e ekranit të “Super Sport”, drejtuesja e emisionit “Bar Sport Skedina” ka arritur të ngrejë lart “piacën” e saj.
Së fundmi ajo ka blerë një makinë luksoze, e cila kushton shtrenjtë në treg. Pra, në ditët në vijim Ildën nuk do ta shohim më me makina normale, por me një BMW X6 të zezë.
Vlera në treg e një makine të tillë shkon afërisht 103 mijë euro, por e re.
Por, sa mund t’i ketë kushtuar bukuroshes së ekranit sportiv, ende nuk dihet.
Mbetet për tu mësuar nëse Ilda ka marrë kredi për ta blerë mjetin e shtrenjtë, ose e kanë sponsorizuar, pasi me rrogë vështirë të sigurosh të mira materiale si kjo makinë…