'Zbutet' Izraeli, i lejon vizitën njërës prej kongresmeneve

Publikuar tek: bota, më 14:14 16-08-2019 'Zbutet' Izraeli, i lejon vizitën njërës prej kongresmeneve

Izraeli do të lejojë vizitën e njërës prej kongresmeneve demokrate. Bëhet fjalë për Rashida Tlaib, ku Izraeli ka njoftuar se do lejojë vizitën e saj e cila është me origjinë palestineze.

Njoftimi vjen një ditë pasi ky shtet njoftoi se do të ndalonte një vizitë të planifikuar nga Tlaib dhe kongresmenja tjetër myslimane Ilhan Omar.

Ministri i Brendshëm i Izraelit konfirmoi se lejimi i vizitës së kongresmenes është vensour për arsye humanitare.

Tlaib do të lejohët kështu të vizitojë gjyshen në Bregun Perëndimor. Kongresmenia Tlaib bëri një kërkesë ndaj shtetit izraelit për lejim të hyrjes pasi gjyshja e saj është në gjendje të keqe dhe është në moshë të thyer.

Kujtojmë se presidenti Trump ka pasur një debat publik me këto dy kongresmene, ndërsa ato e kanë cilësuar shefin e Shtëpisë së Bardhe racist.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022828817367554
array(1) { ["section"]=> string(63) "zbutet-izraeli-i-lejon-viziten-njeres-prej-kongresmeneve-175514" }