Zëdhënësi i Metës i 'çon mesazh' Ulsi Manjës: Presidenti të pret nesër, do të të trajtojë me përulësi…

Publikuar tek: politike, më 21:37 19-02-2020 Zëdhënësi i Metës i 'çon mesazh' Ulsi Manjës: Presidenti të pret nesër, do të të trajtojë me përulësi… Presidenti Ilir Meta dhe zëdhënësi Tedi Blushi

Presidenca reagon sërish përmes zëdhënësit Tedi Blushi, duke iu përgjigjur kësah here deputetit socialist Ulsi Manja.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Blushi e fton Manjan, të cilin e quan “zëdhënësi i Dosjes së Dibrës”, të marrë pjesë nesër në konferencën për media në Presidencë.

Blushi paralajëmron se publikimi i “fakteve të reja” do të bëjnë që “të harrohet dhe Dosja 184”.

Reagimi i plotë i zëdhënësit të presidentit:

Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.

Me qetësi dhe drejtësi!

Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.

Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075778961181641
array(1) { ["section"]=> string(104) "zedhenesi-i-metes-i-con-mesazh-ulsi-manjes-presidenti-te-pret-neser-do-te-te-trajtoje-me-perulesi-195794" }