Zëdhënësi i Policisë së Shtetit merr vlerësimin e lartë nga shefi i Investigimeve Kriminale

Publikuar tek: aktualitet, më 12:56 11-07-2020 Zëdhënësi i Policisë së Shtetit merr vlerësimin e lartë nga shefi i Investigimeve Kriminale

Gentian Mullai, zëdhënës i Policisë së Shtetit, njeriu që merret me raportet e medias me Policinë ka marrë sot një vlerësim të rëndësishëm profesional.

Mullai është nderuar me certifikatë lavdërimi “Për shkëlqyeshmëri në mundësimin e mbështetjes së Programit të Investigimeve Kriminale të Sigurisë Diplomatike Përtej-Deteve në Shqipëri”.

Entuziast, Mullai e ka ndarë lajmin me miqtë e tij.

“Të punosh me përkushtim e ndershmëri është detyrë morale ndaj vetes, familjes, institucionit dhe shoqërisë dhe kur vlerësohesh për të tilla vlera është kënaqësi.

Por kur të vlerësojnë për këto vlera partnerë strategjikë është nder, obligim e detyrim për të bërë akoma më mirë detyrën dhe për të ruajtur të pastra këto vlera që gjatë rrugës së jetës të mos bëhen pis.

Faleminderit mikut të Policisë së Shtetit, z. Antonio Zamudio, i cili kryente detyrën e shefit të Investigimeve Kriminale në Shërbimin Diplomatik të Sigurisë, Zyra e Hetimeve Kriminale Jashtë SHBA-së, pranë ambasadës amerikane në Tiranë.

Mesditën e djeshme, në një ceremoni suprizë dhe të ngushtë për shkak të masave për mospërhapjen e COVID-19, mora nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu, certifikatën e akorduar nga z. Antonio, para se të largohej nga Shqipëria për të vijuar në detyrën e re.

"Shërbimi i Sigurisë së Diplomacisë,
Investigimi i Krimeve përtej Deteve,
Ambasada e Shteteve të Bashkuara”

Certifikatë Lavdërimi
Gentian Mullaj

“Për shkëlqyeshmëri në mundësimin e mbështetjes së Programit të Investigimeve Kriminale të Sigurisë Diplomatike Përtej-Deteve në Shqipëri”.

“Zyra juaj e marrëdhënieve publike gjithmonë na ka bërë neve të shkëlqejmë dhe ka demostruar shoqerinë e ngushtë midis DSS dhe ASP”.

Antonio Zamudio, shef i Investigimeve Kriminale”, shkruan zëdhënësi i Policisë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010047912597656
array(1) { ["section"]=> string(98) "zedhenesi-i-policise-se-shtetit-merr-vleresimin-e-larte-nga-shefi-i-investigimeve-kriminale-213533" }