Zëdhënësja e KE: Marrëveshja e 5 Qershorit të ruhet, mos cënoni qëllimin parësor

Publikuar tek: aktualitet, më 13:06 16-07-2020 Zëdhënësja e KE: Marrëveshja e 5 Qershorit të ruhet, mos cënoni qëllimin parësor Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero ka bërë thirrje për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit për Kodin Zgjedhor.

Me anë të një postimi në ‘Twiter’ ajo shkruan se duhet pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODHIR, për hapjen e negociantave dhe se nuk duhet ta rrezikojnë këtë qëllim parësor.

“Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para IGC. Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor”, shkruan Pisonero.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096209049224854
array(1) { ["section"]=> string(85) "zedhenesja-e-ke-marreveshja-e-5-qershorit-te-ruhet-mos-cenoni-qellimin-paresor-213999" }