Zëdhënësja e PD-së merr diplomën, pedagogu ka disa fjalë motivuese për të

Publikuar tek: politike, më 22:49 25-03-2016 Zëdhënësja e PD-së merr diplomën, pedagogu ka disa fjalë motivuese për të

Zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupës i është dorëzuar diploma e studimeve doktorale.

Është pedagogu udhëheqës i saj, Tonin Gjuraj që njofton se Zhupës i është dorëzuar sot diploma pasi ajo nuk mundi të ishte e pranishme në ceremoninë e diplomimit të organizuar pak ditë më parë. Gjuraj i është drejtuar Zhupës me disa fjalë motivuese jo vetëm në detyrën si pedagoge, por edhe në karrierën politike që tashmë ka nisur.

“Një moment i veçantë sot për mua, kur i dorëzova Dr.Ina Zhupës, diplomën e studimeve doktorale. Për shkak të angazhimit të saj në një projekt të Erasmus + në Universitetin e Salzburg-ut në Austri, ajo nuk mund të ishte e pranishme në ceremoninë e diplomimit para pak ditësh. Ina është asistentja ime në UET. Përveçse një pedagoge e shkëlqyer, jam i bindur se do të arrijë suksese të mëtejshme dhe në angazhimin e saj politik. E falenderoj në mënyrë të veçantë edhe për këshillimin e karrierës që u bën studentëve të UET. Urimet më të mira Ina. Suksese!”-, shkruan rektori Tonin Gjuraj.

Ina Zhupa ka pak muaj që ka marrë detyrën e zëdhënëses së Partisë Demokratike. 

Ina-Zhupa.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0033738613128662
array(1) { ["section"]=> string(78) "zedhenesja-e-pd-se-merr-diplomen-pedagogu-ka-disa-fjale-motivuese-per-te-36024" }