Zefina Hasanit i duhet të pranojë Ledri Vulën por e thotë troç: Unë isha kundër tij. Ironizon edhe Alban Malen

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:22 08-04-2016 Zefina Hasanit i duhet të pranojë Ledri Vulën por e thotë troç: Unë isha kundër tij. Ironizon edhe Alban Malen

Zefina Hasani, producente ekzekutive e “The Voiceof Albania” nuk e fsheh mospëlqimin që ka për Ledri Vulën si këngëtar ndonëse pranon faktin që ai pëlqehet dhe të rinjtë e duan.

Vula do të jetë i ftuar special në natën gjysmëfinale të spektaklit të talenteve por Hasani si producente e ka kundërshtuar këtë fakt. Ndërkaq, Alban Male, si ushëheqës artistik nuk e ka mbështetur producenten por Ledrin.

Reagimi i plotë i Zefina Hasanit:

“Në përgjim

Ledri pa ze, veç me figure

Në audicionet e hapura, ku prisnim e degjonim zerat e te gjithe aplikanteve qe synonin te beheshin pjese e The Voice of Albania 5, ndodhte shpesh qe te vinin ta provonin shansin me kenget e Ledri Vules. Ishim kategorike per te mos i lejuar, sepse ato kenge s'ta nxjerrin dot ne pah zerin. Jam e sigurte qe edhe ai vete po te vinte ne The Voice, ata, butonet e kuq nuk do te ishin ndezur per te. E megjithate ja ku vjen nje dite qe Ledri vjensi i ftuar special ne naten gjysmefinale te The Voice of Albania 5, sigurisht me kenget e tij qe s'kane nevoje hic per ze, por qe per hir te se vertetes, duhet thene qe kane pushtuar tregun muzikor. Te rinjte e duan, e klikojne e ndjekin cmendurisht pikerisht per llojin e muzikes qe ai sjell ne treg e per llojin e imazhit qe ka krijuar. S'di sa do ta pranojne e pelqejne sonte ne mbremje brenda kontekstit te The Voice of Albania, ku prap per hir te se vertetes duhet thene qe pushtetin e ka zeri po aq sa dhe stili e imazhi. Dhe e them fare pa ndroje, duke ju referuar edhe te dhenave per votimet e publikut, 4 finalistet tane jane artiste te vertete tashme me ze e me figure, qe e kane fituar ndjeshem audiencen me sfiden dhe spektaklin qe kane sjelle ne kete skene.
Gjithsesi ne ju pelqefte edhe Ledri shijojeni! Ne mos, ju lutem mos me gjykoni per keq sepse une isha kundra pjesmarrjes se tij ne The Voice. Qofsha une gabim ne kete gjykim. Ndoshta udheheqesi artistik Alban Malee ka nuhatjen me te sakte, perderisa e pranoi Ledrin dhe muziken e tij ne kete skene.


PS- Ne vend te videos, kete here preferova ta bej pergjimin pa ze. Ne kete rast vec figura ka rendesi”, shkruan producentja.

ledri1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028782844543457
array(1) { ["section"]=> string(114) "zefina-hasanit-i-duhet-te-pranoje-ledri-vulen-por-e-thote-troc-une-isha-kunder-tij-ironizon-edhe-alban-malen-37162" }