Zelanda e Re përshëndet urdhrin e kryeministres, miraton 4 ditë punë në javë

Publikuar tek: bota, më 23:37 01-12-2020 Zelanda e Re përshëndet urdhrin e kryeministres, miraton 4 ditë punë në javë

Sipas shumë studimesh, oraret e tejzgjatura në punë nuk janë produktive dhe shkurtimi i tyre po mendohet gjatë nga shumë shtete.  

Vendi që e ka përshëndetur këtë iniciativë është Zelanda e Re, që duke nisur nga kjo javë, popullsia atje do të punojë vetëm katër ditë në javë.

Unilever është bërë kompania më e fundit që e ndërmerr këtë iniciativë, ndërkohë që më parë e bënë shpërndarësi i çajit 'Lipton', sapunit 'Dove' dhe akulloret 'Ben & Jerry'.

Madje, ata i lanë dorë të lirë punonjësve të zgjedhin edhe katër ditët e preferuara për të punuar çdo javë.

Kjo provë do të bëhet për 1 vit radhazi dhe nëse është efektive mund të vendos pikë në kontratën e përhershme.

Propozimi fillestar erdhi nga Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e cila ditë më parë sugjeroi që qytetarët të punojnë vetëm katër ditë në javë, si një mundësi e mirë për të filluar turizmin dhe për të ringritur ekonominë pas pandemisë së koronavirusit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vaksina e Covid-19, ekspertët: Ja kur dhe kush do të vaksinohen të parët
»
Article Logic
Execution time: 0.01255202293396
array(1) { ["section"]=> string(82) "zelanda-e-re-pershendet-urdhrin-e-kryeministres-miraton-4-dite-pune-ne-jave-229841" }