Zelenskiy shpallet edhe zyrtarisht fitues i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë

Publikuar tek: bota, më 07:08 01-05-2019 Zelenskiy shpallet edhe zyrtarisht fitues i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë

Komisioni Qendror Zgjedhor në Ukrainë ka shpallur, Volodymyr Zelenskiyn fitues të zgjedhjeve presidenciale, duke publikuar rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor të 21 prillit.

 

Kryesuesja e këtij Komisioni, Tetyana Slipachuk ka njoftuar më 30 prill se Zelenskiy ka fituar 13,541,528 vota, apo më shumë se 73 për qind, në krahasim me presidentin, Petro Poroshenko që ka fituar, 4,522,450 vota, apo më pak se 25 për qind.

Këto shifra kanë qenë në përputhje me rezultatet jozyrtare, të cilat janë publikuar pak pasi ka përfunduar gara në mes të Zelenskiyt, 41-vjeçar, komedian pa përvojë politike, si dhe Poroshenkos, 53 vjeçar, mandatit pesëvjeçar të të cilit i është afruar fundi.Dalja në zgjedhje ka qenë 61.37 për qind, ka thënë Slipachuk, duke shtuar se Komisioni nuk ka pranuar ndonjë ankesë që do të vinte në dyshim rezultatin përfundimtar, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri pritet të bëhet në muajin qershor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040390968322754
array(1) { ["section"]=> string(86) "zelenskiy-shpallet-edhe-zyrtarisht-fitues-i-zgjedhjeve-presidenciale-ne-ukraine-162487" }