“Zemër, e di që u trishtove”, shefja e Infektivit le ditëlindjen e vajzës për ti shërbyer pacientëve me koronavirus

Publikuar tek: aktualitet, më 19:00 20-09-2020 “Zemër, e di që u trishtove”, shefja e Infektivit le ditëlindjen e vajzës për ti shërbyer pacientëve me koronavirus

Në një kohë kur rastet me Covid-19 në vendin tonë vijojnë të jenë të larta dhe kur dy spitalet, ai Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë thuajse në kapacitetin e tyre maksimal, për shefen e Infektivit Najada Çomo nuk ka pushim.

Madje edhe kur bëhet fjalë për ditëlindjen e vajzës së saj, për doktoreshën ka vetëm një preukopim: shëndeti i pacientëve.

Përmes një postimi në Facebook Çomo i kërkon falje publike vajzës.

Postimi i plotë:

“Zemër,  e di që u trishtove, që nuk erdha, edhe për 1 orë në festën për ditëlindjen tënde që është më e bukura për mua, por e mbyllur në dhome vetëm,  sigurisht me lotë, plot.

Mendova që duhet ti shërbejë pacientëve Covid,  ju lashë vetëm e di,  ty edhe babin.

E bukur Greis, vetëm vite të bukura, të uroj në jetë. Mami të do shumë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01232385635376
array(1) { ["section"]=> string(118) "zemer-e-di-qe-u-trishtove-shefja-e-infektivit-le-ditelindjen-e-vajzes-per-ti-sherbyer-pacienteve-me-koronavirus-221045" }