Zërat pro rikthimit të covid-19, mjeku Pipero tregon idikatorët që rrezojnë këtë teori

Publikuar tek: aktualitet, më 21:52 28-05-2020 Zërat pro rikthimit të covid-19, mjeku Pipero tregon idikatorët që rrezojnë këtë teori Mjeku Pëllumb Pipero

Mjeku Pëllumb Pipero thotë se në bindjen e tij nuk do të ketë një rikthim apo valë të dytë të infeksionit covid-19 në Shqipëri.

“Ka studime që mbështesin idenë se virusi do të ketë një rikthim të ashpër, por ka të tjerë që mbështesin teorinë se nuk do të ketë rikthim të COVID-19. Për mua nuk do të ketë rikthim të virusit. Për këtë ka disa indikatorë. Indikatori i parë është rënia e virulencës. Indikatori i dytë është rënia në kontakt me një pjesë të madhe të qytetarëve në mbarë botën dhe fillimi i rifitimit të imunitetit”, tha Pipero në Abc Neës.

Më tej, mjeku tha se rikthimi do të ishte i mundshëm nëse virusi do të pësonte mutacione.

“Besoj që rikthimi do të ishte i mundshëm, apo edhe më i egër nëse virusi do të pësonte mutacione. Të dhënat tregojnë se janë të vogla mundësitë për të pësuar mutacion tha Pipero. Por edhe qytetarët do të jenë më të ndërgjegjshëm. Besoj fort që deri në fund të vitit do të kemi edhe vaksinë.

Por, pikëpyetjet janë në raport më qëndrueshmërinë e imunitetit. Për të kuptuar se sa i qëndrueshëm duhet të jetë, duhet të kalojnë së paku 18 deri në 24 muaj që ne të bëjmë studime të plota dhe të themi nëse imuniteti është i qëndrueshëm ndaj COVID-19. Për të parë shkallën e përgjigjes ndaj një rikthimi të mundshëm të dytë duhet që vendi të përgatitet për një nivel të ekspozimit”, shtoi mjeku Pëllumb Pipero.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010951995849609
array(1) { ["section"]=> string(92) "zerat-pro-rikthimit-te-covid-19-mjeku-pipero-tregon-idikatoret-qe-rrezojne-kete-teori-208206" }