Zërave për fundin e botës muajin e ardhshëm i shtohet edhe konfirmimi i Nasa për asteroidin gjigant, kalon pranë Tokës

Publikuar tek: bota, më 16:27 20-08-2017 Zërave për fundin e botës muajin e ardhshëm i shtohet edhe konfirmimi i Nasa për asteroidin gjigant, kalon pranë Tokës

Prej disa muajsh kanë shpërthyer një sërë teorish pseudo-shkencore dhe konspirative sipas të cilave fundi i botës do të vijë jo më vonë se këtë shtator.

Teoritë duket se e marrin frymëzimin nga eklipsi diellor ditën e nesërme dhe që do të jetë i dukshëm kryesisht në Amerikën Veriore.

Sikur të mos mjaftonte kaq, këtyre zërave iu është shtuar edhe konfirmimi i Nasa për një asteroid gjigant, 4,4 kilometra, që do të kalojë fare pranë tokës në ditën e parë të muajit shtator.

Ky është objekti më i madh qiellor që kalon pranë tokës që prej vitit 1998 kur Nasa startoi programin për monitorimin e këtyre objekteve.

Por mos u shqetësoni, distanca që nga astronomët konsiderohet “e afërt” është realisht 18 herë sa distanca mes Tokës dhe Hënës, duke mos paraqitur asnjë kërcënim për njerëzimin. /Newsbomb.al

tr3ert45t4gwsgfhr.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00872802734375
array(1) { ["section"]=> string(123) "zerave-per-fundin-e-botes-muajin-e-ardhshem-i-shtohet-edhe-konfirmimi-i-nasa-per-asteroidin-gjigant-kalon-prane-tokes-89645" }