'Zëri i Amerikës' konfirmon dënimin në Itali të Valdrin Pjetrit: Ja lëvizja e papritur që bëri në mes të korrikut nga frika se do zbulohej

Publikuar tek: politike, më 19:05 13-08-2019 'Zëri i Amerikës' konfirmon dënimin në Itali të Valdrin Pjetrit: Ja lëvizja e papritur që bëri në mes të korrikut nga frika se do zbulohej Valdrin Pjetri

'Zëri i Amerikës' ka konfirmuar akuzat ndaj kryebashkiakut socialist të Shkodrës, Valdrin Pjetri, për fshehjen e dënimit në Itali vite më parë.

Përmes një shkrimi të publikuar pak më parë VOA konfirmon se Valdrin Pjetri është arrestuar nga autoritetet italiane më 27 janar 2003, ndërsa thekson se kryebashkiaku i ri ka qenë në dijeni se e kaluara e fshehur do bëhej publike ndaj ka bërë dhe një lëvizje të papritur për ti paraprirë akuzave.

' Zëri i Amerikës mundi të verifikojë përmes burimeve të veta se dokumentat e publikuara sot nga Partia demokratike janë origjinale, siç ndodhen në regjistrat e autoriteteve italiane', shkruan artikulli.

Sipas 'Zërit të Amerikës', më 19 korrik Valdrin Pjetri ka kërkuar të marrë certifikat nga autoritetet gjyqësore italiane, ndërkohë që denoncimet publike të opozitës nisën disa ditë më vonë, në fillim të gushtit.

'Zoti Pjetri duket se ka qenë në dijeni të faktit se e kaluara e fshehur mund t’I rishfaqej para syve, ndryshe nuk ka si shpjegohet se përse me 19 korrik ai ka kërkuar të marrë certifikat nga autoritetet gjyqësore italiane, ndërkohë që denoncimet publike të opozitës nisën disa ditë më vonë, në fillim të gushtit, ndërsa më 23 korrik ai mori nga kryeministri Rama dhe një tjetër shenjë besimi dhe mbështetje të fortë “për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, atë do ta drejtojë kryetari i ri I Bashkisë së Shkodrës”, shkruan më tej VOA.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070929527282715
array(1) { ["section"]=> string(142) "zeri-i-amerikes-konfirmon-denimin-ne-itali-te-valdrin-pjetrit-ja-levizja-e-papritur-qe-beri-ne-mes-te-korrikut-nga-frika-se-do-zbulohej-175236" }