Zëri i Amerikës: Korrupsioni në Shqipëri në rritje

Publikuar tek: aktualitet, më 23:56 16-02-2020 Zëri i Amerikës: Korrupsioni në Shqipëri në rritje

Zëri i Amerikës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë nivelit të korrupsionit në Shqipëri. Duke iu referuar organizatës Transparency International, Bankës Botërore dhe disa organizatave monitoruese shqiptare, nënvizohet se situata është përkeqësuar.

Në lajm thuhet se Kontrolli i Lartë i Shtetit llogarit disa miliarda euro dëme në buxhetin e shtetit gjatë 8 viteve të fundit, prej keqmenaxhimit të fondeve publike, abuzimit me tenderat, koncesionet dhe administrimin e pronës publike. Madje shtohet se Ministria e Drejtësisë, si koordinatore kombëtare në luftën kundër korrupsionit, thotë se situata politike në vend, vonesat në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, kanë ndikuar në perceptimin e qytetarëve për korrupsionin.

Shqipëria humbi 7 vende, në renditjen globale të “Transparency International” për sa i përket korrupsionit për vitin 2019 duke u renditur në vendin e 106. Kjo rënie vazhdoi për të tretin vit, pas një trendi pozitiv që pati 5 vjet me parë, thuhet në shkrim.

Korrupsioni është evidentuar si fenomen në rritje dhe mjaft i përhapur edhe në disa raporte të tjera si ai i Departamentit amerikan të shtetit dhe Bankës Botërore, që nënvizoi se fundi se mbi 36 % të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe gati dy herë më e lartë se mesatarja botërore.

Zyrtarët thonë se kanë reflektuar mbi raportin e Transparency International duke nënvizuar se edhe ngjarjet politike, si zgjedhjet vendore që u bojkotuan nga opozita apo dhe vonesat në ngritjen e institucioneve të drejtësisë, ndikojnë në perceptimin e qytetarëve.

Zv. Ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka për Zërin e Amerikës thekson se me ngritjen e Strukturës së Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, lufta ndaj korrupsionit pritet të ketë rezultate pozitive.

Sipas të dhënave të KLSH buxheti i shtetit ka pësuar ne 8 vitet e fundit një dëm afro 6 miliard euro si pasojë e keqmenaxhimit të financave publike, abuzimit me tenderat dhe prokurimet, si dhe shkeljet gjatë procedurave të shitjes, blerjes dhe dhënies me qera të pasurisë shtetërore. Kjo shifër është e barabartë me buxhetin e shtetit për një vit e gjysmë.

Dëmi ka pësuar rritje të konsiderueshme krahasuar me atë në harkun kohor 2002 – 2011. Ndërsa kritikët thonë se 1/3 e prokurimeve janë kryer me një ofertues, ose ¼ e fondeve janë dhënë në këto kushte, duke rritur kështu premisat për favorizime klientieliste.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina përplas për vdekje 49 vjeçaren në Malësinë e Madhe (EMRI)
Telebingo e Shën Valentinit: Ja bileta fituese e 58 milion lekëve (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.008497953414917
array(1) { ["section"]=> string(56) "zeri-i-amerikes-korrupsioni-ne-shqiperi-ne-rritje-195432" }