Zëvendëskryeminsitrja takohet me zyrtarët europian: Shumë shpejt përfundon raporti i monitorimit të zgjedhjeve

Publikuar tek: politike, më 19:49 11-07-2017 Zëvendëskryeminsitrja takohet me zyrtarët europian: Shumë shpejt përfundon raporti i monitorimit të zgjedhjeve

Në cilësinë e drejtueses së Task Forcës për zgjedhjet parlamentare 2017, zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, ditën e sotme zhvilloi një takim me Claus Neukirch, përfaqësues në Shqipëri i Këshillit të Evropës.

Një takim i tillë me të njëtën tematikë u mbajt edhe një ditë më parë me  Jan Rudolph, zëvendës drejtues i Delegacionit të BE. Në takim përfaqësuesit e lartë të Këshillit të Evropës dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, shfaqën interes për ecurinë e punës  së task forcës së krijuar për monitorimin e zgjdhjeve.  Ata u intersuan për problematikat e konstatuara gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare 2017.

Zëvendëskryeministrja teknike Mandija nga ana e saj i njohu përfasuesit e lartë europian, me punën paraprake të zhvilluar në këtë kuadër dhe sqaroi se po punohet me objektivitet për të evidentuar të gjitha rastet e shkeljeve të identifikuara gjatë fushatës.

Më tej ajo i siguroi zyrtarët e KE dhe BE se në një kohë të shpejtë informacioni i mbledhur nga Task Forca do të finalizohet me një një raport, ku do të pasqyrohen gjetjet dhe përfundimet e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026428937911987
array(1) { ["section"]=> string(115) "zevendeskryeminsitrja-takohet-me-zyrtaret-europian-shume-shpejt-perfundon-raporti-i-monitorimit-te-zgjedhjeve-85816" }