Zëvendësohet blegtoria e dëmtuar nga Dermatoza Nodulare, Panariti merr mbështetjen e Zvicrës

Publikuar tek: ekonomi, më 16:16 24-10-2016 Zëvendësohet blegtoria e dëmtuar nga Dermatoza Nodulare, Panariti merr mbështetjen e Zvicrës

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, u takua në Bernë me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës Federale Zvicerane të Bujqësisë, Bernard Lehmann, ku mori mbështetjen për zëvendësimin e blegtorisë së dëmtuar nga sëmundja LDS, si dhe mbështetje për rritjen e kapaciteteve laboratorike në disa fusha të bujqësisë në vendin tonë.

 Fillimi i një projekti të përbashkët për zëvendësimin e blegtorisë së dëmtuar nga sëmundja e Dermatozës Nodulare, si dhe përmirësimi i racës së gjedhit, ishte në qendër të bisedave me ministrit Panariti dhe Drejtorit Lehmann.

Pala zvicerane u angazhua që të dërgojë një tufë të përzgjedhur lopësh rrace në zonat e prekura, me qëllim zëvendësimin dhe përmirësimin e racave të gjedhit. Ndërsa një ekip ekspertësh zviceranë të blegtorisë, do të mbështesin të gjithë procesin.

Ministri Panariti i kërkoi drejtorit Lehmann edhe ndihmë në ngritjen e kapaciteteve laboratorike për analizën e tokave, farave, fidanëve dhe plehrave kimike.

 Ndërkaq, Lehman, Drejtori i Zyrës Federale të Bujqësisë, premtoi mbështetjen për bazën laboratorike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022178888320923
array(1) { ["section"]=> string(97) "zevendesohet-blegtoria-e-demtuar-nga-dermatoza-nodulare-panariti-merr-mbeshtetjen-e-zvicres-57249" }