Zëvendësohet Spaletti, Conte zyrtarisht trajneri i Inter

Publikuar tek: sport, më 07:21 31-05-2019 Zëvendësohet Spaletti, Conte zyrtarisht trajneri i Inter

Antonio Conte u njoftua këtë mëngjes si trajner i ri i Inter, duke zëvendësuar Luciano Spaletti, i cili u shkarkua zyrtarisht dje.

Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit zikaltër, e cila zbulon se ish-tekniku i Juventusit dhe Chelsea do të drejtoj skuadrën drejt sukseseve të viteve të ardhshme. 

“Zyrtare. Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Interit. “-thuhej në deklaratën për shtyp të lëshuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kjo shënon kthimin e Conte, pas shkarkimit të tij nga Chelsea korrikun e kaluar, si dhe betejën e tejzgjatur dhe krejtësisht të pafavorshme 10-mujore ligjore që ndoqi.

Conte me siguri do të ketë punë të vështirë me Inter, të cilët janë larg nga forca dominante në futbollin italian, ku ishin dikur. Megjithatë, mediat italiane shkruajnë se kjo është një detyrë tipike e Conte: një projekt tjetër rikuperimi në një gjigant të rënë. Pas sukseseve të tij në Juventus dhe Chelsea, dhe në njëfarë mase edhe te ekipi kombëtar italian gjithashtu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026165962219238
array(1) { ["section"]=> string(62) "zevendesohet-spaletti-conte-zyrtarisht-trajneri-i-inter-166358" }