Partia e qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel, zgjodhi sot Armin Laschet, guvernatorin pragmatik të shtetit më të populluar të Gjermanisë, si udhëheqësin e saj të ri.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka uruar fitoren Laschet dhe partisë simotër të PD-së.
Ai shkruan se pret që mes dy partive të vazhdojë bashkëpunimi në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
“I dashur ArminLaschet, urime per zgjedhjen tuaj si kryetari i CDU. Shumë sukses në udhëheqjen e partisë sonë motër CDU drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Unë dhe PD shpresojmë të vazhdojmë të punojmë së bashku për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Basha.