Zëvendësuesi i Patriarkut Irinej në krye të Kishës Ortodokse të Serbisë është infektuar me Covid-19.
Hrizostim Jevic u dërgua në spital teksa rezultoi se edhe ai si ‘paraardhësi’ në detyrë është infektuar.
Jeviç nuk është pasuesi zyrtar i Irinej, pasi po qëndron në detyrë vetëm si administrator i Kishës Ortodokse Serbe.
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej vdiq disa ditë më parë nga Covid-19 në moshën 90-vjeçare.