Zëvendësoi Kiço London si drejtor i Teatrit Eksperimental, ministrja Margariti i uron mirëseardhjen Altin Bashës: Eksperienca e tij do të shërbejë si motor zhvillimi në këtë institucion

Publikuar tek: aktualitet, më 17:42 04-12-2020 Zëvendësoi Kiço London si drejtor i Teatrit Eksperimental, ministrja Margariti i uron mirëseardhjen Altin Bashës: Eksperienca e tij do të shërbejë si motor zhvillimi në këtë institucion Elva Margariti - Altin Basha

Altin Basha është drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, pasi zëvendësoi në këtë post Kiço London.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka uruar mirëseardhjen drejtorit të ri, duke u shprehur se eksperienca e tij e gjatë dhe e sukseshme do të shërbejë si një motor zhvillimi për këtë institucion të rëndësishëm.

Gjithashtu ministrja ka falenderuar ish-drejtorin Kiço Londo për kontributin gjatë këtyre viteve që ka shërbyer në Teatrin Eksperimental, ndërsa shprehet se shpreson që bashkëpunimi mes tyre të mos mbyllet me kaq.

“I urojmë mirëseardhjen dhe suksese drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Z. Altin Basha.

Jam e bindur se z. Basha do të verë në jetë platformën fituese, me të cilën u paraqit në thirrjen e hapur për pozicionin e drejtuesit të TKEKS. Eksperienca e tij e gjatë dhe e sukseshme do të shërbejë si një motor zhvillimi për këtë institucion të rëndësishëm.

Por sot, gjej rastin të falenderoj publikisht për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve, për energjinë dhe pasionin, z. Kiço Londo. Jam shpresëplotë që bashkëpunimi ynë nuk mbyllet këtu.

Punë të mbarë”, shkruan ministrja Margariti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i frikshëm në aksin Tiranë-Elbasan, përplasen keq tre makina (FOTO)
Raportohen 49 raste të reja me Covid-19 në Vlorë, mes të infektuarve janë 5 mësues dhe 2 nxënës »
Article Logic
Execution time: 0.011029005050659
array(1) { ["section"]=> string(190) "zevendesoi-kico-london-si-drejtor-i-teatrit-eksperimental-ministrja-margariti-i-uron-mireseardhjen-altin-bashes-eksperienca-e-tij-do-te-sherbeje-si-motor-zhvillimi-ne-kete-institucion-230188" }