Zëvendësryeministri i Kosovës sulmohet me vezë, reagon Hoti: Sulme të atyre që na kanë mbajtur të izoluar (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 14:32 22-02-2020 Zëvendësryeministri i Kosovës sulmohet me vezë, reagon Hoti: Sulme të atyre që na kanë mbajtur të izoluar (VIDEO) Avdullah Hoti

Zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është sulmuar me vezë afër ndërtesës së qeverisë.

Arsyeja duket se është heqja e taksës, e cila pritet të hiqet këto ditë.

Qytetari që shihet duke e goditur me vezë  Hotin iu drejtua me fjalët: “Taksën s’bon me hekë”.

Ndërkohë ka reaguar edhe vetë Hoti, duke u shprehur se këto janë sulme të njerëzve që ishin të mësuar me krimin ekonomik dhe kapjen e shtetit.

Reagimi i Hotit:

“Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në.Sinjalet qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar.Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale. Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shënohet viktima e parë me koronavirus në Itali (EMRI+FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.0076999664306641
array(1) { ["section"]=> string(116) "zevendesryeministri-i-kosoves-sulmohet-me-veze-reagon-hoti-sulme-te-atyre-qe-na-kane-mbajtur-te-izoluar-video-196071" }