Zgjat pak aventura e shqiptarit të burgosur përjetë, bie në pranga pas arratisjes spektakolare në Greqi

Publikuar tek: rajon, më 18:28 13-07-2020 Zgjat pak aventura e shqiptarit të burgosur përjetë, bie në pranga pas arratisjes spektakolare në Greqi Ilustruese

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Greqi.

Personi në fjalë ishte i dënuar përjetë. Ai kishte marrë leje për të dalë nga burgu, por kur i mbaroi afati nuk u kthye më duke u arratisur.

Policia greke bën me dije se shqiptari është arrestuar teksa shiste heroninë në një zonë të Atikës. Gjatë një operacioni atij iu sekuestrua një sasi heroine që e kishte me vete, që peshonte 5 kilogram, një peshore elektronike, një shumë parash prej 1.050 €, një pasaportë, 2 telefona celularë.

43-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë me dije ka qenë i dënuar me burg të përjetshëm për disa vepra penale si vrasje me paramendim, tentativë vrasjeje, komplot për të kryer vjedhje dhe grabitje me armë, armëmajtje pa leje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009613037109375
array(1) { ["section"]=> string(109) "zgjat-pak-aventura-e-shqiptarit-te-burgosur-perjete-bie-ne-pranga-pas-arratisjes-spektakolare-ne-greqi-213733" }