Zgjedhja e anëtarëve të KLP, Xhafaj: Ndryshim rrënjësor në të gjithë strukturën e Prokurorisë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:34 12-12-2018 Zgjedhja e anëtarëve të KLP, Xhafaj: Ndryshim rrënjësor në të gjithë strukturën e Prokurorisë

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka komentuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Xhafaj shprehet se zbatimi i reformës në drejtësi do t’i krijojë një fytyrë të re Prokurorisë dhe zbatimit të ligjit.

Sipas ish-ministrit,  ngritja e këtyre institucioneve do të sjellë një ndryshim rrënjësor në  të gjithë strukturën e Prokurorisë.

“1/4 Një garanci e fortë për zbatimin e reformës në drejtësinë penale, për një fytyrë të re të Prokurorisë në zbatimin e ligjit, në shërbimin ndaj qytetarëve. Të shpresojmë se të njëjtën përgjegjshmëri e qytetari do të tregojnë edhe gjyqtarët për zgjedhjen e anëtarëve të KLGj.

1/2 Cilësia e procesit të përzgjedhjes konfirmim i zgjidhjeve të duhura kushtetuese dhe ligjore për krijimin e “Qeverisë” së sistemit të drejtësisë sipas standardeve më të mira euroatlantike.

1/1 Përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dje, nga mbledhja e gjithë prokurorëve, shenjë e qartë e fillimit të ndryshimit rrënjësor në strukturën e Prokurorisë.

1/3 Një përzgjedhje shumë e respektuar. 6 prokurorë me integritet të lartë, me vlera profesionale të spikatura dhe me kontribute të njohura në drejtësinë penale. 6 prokurorë që japin shpresë e garanci, që të kemi një qeverisje të përgjegjshme të sistemit të Prokurorisë”, shkruan ish-ministri.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070328712463379
array(1) { ["section"]=> string(98) "zgjedhja-e-anetareve-te-klp-xhafaj-ndryshim-rrenjesor-ne-te-gjithe-strukturen-e-prokurorise-144859" }