Zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, KED ndërpret garën për kandidatin Artur Malaj (DEKLARATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:24 02-12-2019 Zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, KED ndërpret garën për kandidatin Artur Malaj (DEKLARATA) Anetaret e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi (KED)

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) në mbledhjen e sotme për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, vendosi ndër të tjera edhe ndërprerjen e garës për kandidatin Artur Malaj.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, KED bën me dije se pas verifikimit vijojnë garën për ILD-në, Joana Qorraj, Lindita Troja dhe Sokol Stojani.

Pra tashmë pas tërheqjes edhe të kandidatëve Klodian Rado dhe Marsida Xhaferllari, si dhe pas ndërprerjes së garës nga Artur Malaj, vijojnë garën për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë vetëm tre kandidatë.

Njoftimi i KED për mediat:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 02.12.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës, me këtë rend dite:

“Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si më poshtë:

  1. Artur Malaj
  2. Joana Asimi Sorraj
  3. Klodian Rado
  4. Lindita Troja
  5. Marsida Xhaferllari
  6. Sokol Stojani

Në përfundim të diskutimit të çështjeve të rendit të ditës, Këshilli vendosi:

  1. Ndërprerjen e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Artur Malaj për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019;

Shfuqizimin e vendimit nr. 69, dt. 24.07.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë”, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019;

Ndalimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019.

  1. Lejimin e kandidimit të kandidates Joana Asimi Qorraj, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019;
  2. Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Klodian Rado, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019;
  3. Lejimin e kandidimit të kandidates Lindita Troja, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019;
  4. Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Marsida Xhaferllari, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019;
  5. Lejimin e kandidimit të kandidatit Sokol Stojani, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019.

Në mbledhjen e radhës së KED, ky këshill do të vijojë me intervistimin e kandidatëve të lejuar për kandidim, e më pas me procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe pikëzimit të tyre, si më poshtë: Artur Metani, Eris Hysi, Joana Asimi Sorraj, Lindita Troja, Sokol Stojani.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021500110626221
array(1) { ["section"]=> string(108) "zgjedhja-e-inspektorit-te-larte-te-drejtesise-ked-nderpret-garen-per-kandidatin-artur-malaj-deklarata-188151" }