Zgjedhja e mbesës së Musine Kokalarit në PE, Spiropali: Trashgimtare e denjë, rishkruajti historinë

Publikuar tek: politike, më 23:50 27-05-2019 Zgjedhja e mbesës së Musine Kokalarit në PE, Spiropali: Trashgimtare e denjë, rishkruajti historinë

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar për zgjedhjen e mbesës së Musinesë, Arba Kokalarit në Parlamentin Europian.

Duke bërë krajasimin mes një fotoje të Musinesë në 1939 dhe një fotoje të Arbës sot në 2019, Spiropali shkruan se ajo është trashgimtare e denjë e gruas simbol, Musine Kokalari.

'Arba Kokalari, trashëgimtarja e denjë e gruas simbol, revolucionares, intelektuales Musine Kokalari, sot rishkruajti për së mbari historinë. Frymëzuese, për herë të parë një shqiptare bëhet pjesë e Parlamentit Evropian', shkruan Spiropali.

Gjatë ditës së sotme disa zyrtarë demokratë kanë akuzuar socialistët se nuk kanë reaguar për zgjedhjen e Arba Kokalarit në Parlamentin Europian, pasi shkrimtarja Musine Kokalari është internuar dhe dhunuar nga komunistët, derisa gjeti dhe vdekjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070481300354004
array(1) { ["section"]=> string(103) "zgjedhja-e-mbeses-se-musine-kokalarit-ne-pe-spiropali-trashgimtare-e-denje-rishkruajti-historine-165946" }