Zgjedhja që çuditi të gjithë, shqiptari braktis futbollin për të punuar me kuajt në Suedi

Publikuar tek: sport, më 22:10 30-12-2016 Zgjedhja që çuditi të gjithë, shqiptari braktis futbollin për të punuar me kuajt në Suedi

Jeta është plot sfida! Fatit nuk i dihet. Futbollisti Afrim Mziu asnjëherë nuk e kishte menduar se një ditë do t’i përkushtohej punës me kuaj.

Ish-sulmuesi i kombëtares së Kosovës, në vitin 2010 fitoi titullin kampion me klubin e Trepças së Mitrovicës.

Më pas u largua për provë te klubi St. Pauli në Gjermani dhe pas një periudhe vazhdojë rrugën për në Suedi, ku i futet edhe një profesionit tjetër dhe shumë interesant.

Hapi një firmë të kuajve me bashkëshorten suedeze. Disa kuaj i kanë sportivë e disa tjerë që shërbejnë më shumë për relaksim me fëmijë dhe qytetarët e këtij vendi. “Gjithmonë i kam dashur kuajt. Edhe kur isha i vogël shumë më pëlqenin dhe më kujtohet kur dilnin me qerre me kuaj në treg”, tha Mziu për numrin festiv të Vitit të Ri për gazetën kosovare “Bota sot”.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020469903945923
array(1) { ["section"]=> string(94) "zgjedhja-qe-cuditi-te-gjithe-shqiptari-braktis-futbollin-per-te-punuar-me-kuajt-ne-suedi-64270" }