Zgjedhje në universitete kur numrat nga Covid-19 janë në rritje, Fuga: A ka ministri të çmendurisë në këtë vend?

Publikuar tek: aktualitet, më 16:02 02-07-2020 Zgjedhje në universitete kur numrat nga Covid-19 janë në rritje, Fuga: A ka ministri të çmendurisë në këtë vend? Artan Fuga

Teksa numrat e të prekurve me Covid-19 dhe ato të viktimave janë çdo ditë në rritje, Ministria e Arsimit sërish këmbëngul që të mbahen zgjedhjet në universitete.

Për akademikun Artan Fuga kjo është një bombë me sahat, pasi në një kohë kur shifrat janë alarmante, nuk mund të mblidhen pedagogë e studentë që të infektojnë njeri-tjetrin.

Me ironi ai pyet përmes një reagimi në facebook: A ka ministri të çmendurisë në këtë vend?

Shënimi i plotë i Artan Fugës

Ja Vdekje ja Pushtet !!!

Si është e mundur kjo batërdi, ky krim, kjo çmenduri?

Ministria e shëndetit publik njofton për shtim të të infektuarve dhe për të vdekur në spital, kushedi sesa vdesin në shtëpi, do të tmerrohemi ndofta ndonjë ditë poqese e marrim vesh,

kurse Ministria e Arsimit urdhëron që pikërisht këto ditë të bëhet gjoja fushata për zgjedhjet në universitete, ku do të duhen të mblidhen pedagogë e studentë të infektojnë njeri tjetrin!

A ka ministri të çmendurisë në këtë vend?

A duhet për pushtet të prodhohen vdekje?

Ja vdekje ja liri, apo ja vdekje ja pushtet ?

A ka kod Penal?

A ka më arsye në këtë vend?

Kush dëshiron ta vrasi rininë dhe inteligjencën shqiptare?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098440647125244
array(1) { ["section"]=> string(103) "zgjedhje-ne-universitete-kur-numrat-jane-ne-rritje-fuga-a-ka-ministri-te-cmendurise-ne-kete-vend-212592" }