ZGJEDHJET/ BE dhe OSBE dalin kundër Metës, Rama niset urgjent në Bruksel (DINAMIKAT MË TË FUNDIT)

Publikuar tek: politike, më 09:45 11-06-2019 ZGJEDHJET/ BE dhe OSBE dalin kundër Metës, Rama niset urgjent në Bruksel (DINAMIKAT MË TË FUNDIT) Lajcak- Kocijancic

E rëndë është situata politike në vend prej muajsh tashmë por prej dy ditësh gjithçka ka hyrë në një spirale të rrezikshme, për shkak të anullimit të zgjedhjeve nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Faktorët ndërkombëtare kanë dalë hapur kundër këtij vendimi të Metës duke theksuar se zgjedhjet duhet të mbahen në përputhje me parimet demokratike.

Kryesuesi i misionit të OSBE-së dhe njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë Miroslav Lajçák tha përmes një deklarate mbrëmjen e djeshme se zhvillimet më të fundit në Shqipëri, mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të çojnë në ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore.

Ai  u bëri thirrje udhëheqësve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë legjislacionin në fuqi, si edhe rolet kushtetuese të institucioneve demokratike përkatëse.

Lajçák theksoi pritshmërinë e tij se udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre, brenda kufijve kohorë të vendosur nga kuadri ligjor shqiptar.

Edhe Maja Koçijançiç, zëdhënësja e shefes së politikës së Jashtme të BE-së ishte e ashpër në reagimin e saj duke thënë se mosmarrja pjesë e opozitës në zgjedhjet lokale ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive të opozitës.

Ajo tha në deklaratë se sistemi funksionon plotësisht aq kohë sa në parlament përfaqësuesit e opozitës janë zëvendësuar.

“Ne po ndjekim zhvillimet. Kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike.

Siç është thënë tashmë, ne konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale seriozisht pengon funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare. Përfaqësuesit e opozitës janë zëvendësuar në Parlament, i cili funksionon plotësisht.

Tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”, thuhej në deklaratën e Koçijançiç.

Në këto kushte, kryeministri Edi Rama është nisur në Bruksel.

Ende nuk bëhen me dije detaje specifike nga vizita e shefit të qeverisë por besohet se do të zhvillojë takime që lidhen pikërisht me situatën e krijuar në vend.

Mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë në orët në vazhdim ndërkohë që KQZ nuk e njohu dje dekretin e Metës duke e cilësuar si të pavlefshëm aq kohë sa Presidenti nuk kishte çuar në tryezë një tjetër datë për zgjedhjet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013061046600342
array(1) { ["section"]=> string(100) "zgjedhjet-be-dhe-osbe-dalin-kunder-metes-rama-niset-urgjent-ne-bruksel-dinamikat-me-te-fundit-167755" }