Zgjedhjet BE: Këto janë rezultatet paraprake në pesë shtete

Publikuar tek: bota, më 23:01 26-05-2019 Zgjedhjet BE: Këto janë rezultatet paraprake në pesë shtete

Në Gjermani për shembull është regjistruar pjesëmarrja më e lartë e votuesve që nga viti 1989, pothuajse 60% e qytetarëve me të drejtë vote.

GJERMANI

Bashkimi CDU-CSU i kancelares Angela Merkel konfirmohet në vend të parë, sipas exit poll.

Ky bashkim ka marrë deeri tani 27,5%, por ka humbur 7,8%.

Rritje të ndjeshme kanë marrë të gjelbërit, mbi 20%.

FRANCË

Lista e ”Rassemblent National” e Marine Le Pen është partia e parë, me një diferencë prej dy ose tri pikësh me partinë e di Emmanuel Macron.

HUNGARI

Partia Fidesz e kryeministrit, Viktor Orban, ndodhet në vendin e parë me një rezultat neto prej 56%.

AUSTRI

Fitojnë populistët e kancelarit Sebastian Kurz, ndërkohë që partia e zëvendëskancelari të dorëhequr, FPOE, ka dalë e treta.

GREQI

Konfirmohen konservatorët e Micotaqisit me 36%, ndërkohë që partia e majtë SYRIZA e kryeministrit Aleksis Cipras ka 27%.

Ndërkohë, në nivel partiak, EPP ka marrë 173 vende në Parlamentin Europian, ndërsa socialistët kanë marrë 147 vende.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026606798171997
array(1) { ["section"]=> string(65) "zgjedhjet-be-keto-jane-rezultatet-paraprake-ne-pese-shtete-165805" }