'Zgjedhjet do bëhen', Rama i bindur flet për 'skenaret' e opozitës: Maksimuni që do bëjnë është...

Publikuar tek: politike, më 11:05 27-04-2019  'Zgjedhjet do bëhen', Rama i bindur flet për 'skenaret' e opozitës: Maksimuni që do bëjnë është...

Nga Elbasani, kryeministri Edi Rama u shpreh edhe njëherë i bindur se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen. Rama iu referua edhe kërcënimeve të opozitës, të cilët kanë deklaruar se do të pamundësojnë zgjedhjet.

Miprëpo, sipas kryeministrit, më e shumta që mund të bëjnë ata ajo që bënë sot, duke iu referuar bllokimit të rrugës, ku ishte prezent edhe ish deputeti Edmond Spaho.

"Maksimumi që do bëjnë këta është ajo që bëri profesori sot (Spaho). Ne nuk jemi parti rrugore, por demoktarike parlamentare dhe në 30 qershor ne do marrim përsipër punën për Elbasanin dhe për të gjitha bashkitë. Askush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël për këtë. Por kur thonë se na blenë votat, edhe merren me Durrësin. Po në 2007, kur ishte Saliun në qeveri dhe i kishte të gjitha pushtet fitoi apo humbi në Durrës, po në 2011, po në 2013. Ka njeri të thotë këtu se partia e Saliut, Topallit, Olldashit që e kishit ju këtu ka qenë më e dobët se e Lulit. Ne jemi partia e njerëzve, jemi partia juaj. Ne themi ça do bëjmë dhe bëjmë ça themi", tha Rama.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta nga Berati, urim në vigjilie të Pashkëve
Gramoz Ruçi uron Pashkët: Të bëhemi njësh drejt BE-së së vlerave »
Article Logic
Execution time: 0.010757923126221
array(1) { ["section"]=> string(96) "zgjedhjet-do-behen-rama-i-bindur-flet-per-skenaret-e-opozites-maksimuni-qe-do-bejne-eshte-162049" }