Zgjedhjet e 12 dhjetorit në Britani, partitë politike përgatiten për fushatë të fortë

Publikuar tek: bota, më 14:42 30-10-2019 Zgjedhjet e 12 dhjetorit në Britani, partitë politike përgatiten për fushatë të fortë

Partitë politike, po përgatiten për fushatën e zgjedhjeve elektorale, pasi deputetët votuan pro zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Legjislacioni i miratuar nga deputetët të marten, më vonë do të kalojë në ‘Dhomën e Lordëve’, ku nuk pritet të kundërshtohet.

Boris Johnson, është shprehur se është i gatshëm të përballet me zgjedhje elektorale të “ashpra”.

Ndërkohë, lideri i Partisë se Punës, Jeremy Corbyn, tha se ky sondazh i parakohëshëm ishte një mundësi “që vjen vetëm një herë” për të ndryshuar vendin.

E shkruar në Daily Mail, ai tha: Ne po publikojmë fushatën me ambicioze dhe më radikale për të bërë ndryshimet më reale që vendi ynë ka parë ndonjëherë.

Por, Johnson, shpreson që votimi t’i japë atij një mandat të ri për të zbatuar marrëveshjen e tij për t’u larguar nga BE dhe për të thyer bllokimin aktual të Parlamentit.

Ai i tha deputetetëve të partisë Konservatore, se ishtë koha e duhur që vendi “të bashkohej për ta bërë Brexit të mundshëm”, duke shtuar: “Do të jenë zgjedhje të vështitra dhe ne do të bëjmë më të mirën e mundshme”.

Këto zgjedhje vijnë pasi BE shtyu afatin e largimit të Mbretërisë së Bashkuar në 31 Janar të 2020-ës, edhe pse Brexit mund të ndodhë më shpejtë nëse do të arrihet një marrëveshje nga deputetët.

Corbyn dhe Johnson do të përballen me njëri-tjetrin në ‘Prime Ministers Question” gjatë mesditës, dhe me shumë mundësi kjo do të jetë përballja e fundit përpara se Parlamenti të zgjedhë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015481948852539
array(1) { ["section"]=> string(91) "zgjedhjet-e-12-dhjetorit-ne-britani-partite-politike-pergatiten-per-fushate-te-forte-184066" }