Zgjedhjet e 25 prillit, Gjiknuri tregon si do jetë fleta e votimit

Publikuar tek: politike, më 14:16 21-09-2020 Zgjedhjet e 25 prillit, Gjiknuri tregon si do jetë fleta e votimit Gjiknuri

Damian Gjiknuri teksa ka folur për propozimin e PS në lidhje me ndryshimet në kodin zgjedhor, ka zbuluar se kanë propozuar që të jetë vetëm një fletë votimi për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në këtë fletë qytetari mund të zgjedhë për partinë dhe kandidatin që i përket partisë apo koalicionit.

“Fleta e votimit është çështje teknike, e zgjidh KQZ. Në votime, parimet janë vendosur aty. Si do të votojë qytetari? Një votë e ka në një fletë votimi dhe ne mendojmë që duhet të jetë një fletë votimi për ta pasur procesin e thjeshtë. Në një fletë votimi, qytetari do të votojë partinë politike që zgjedh, i vë kryqin asaj ose koalicionin parazgjedhor dhe vota tjetër përdoret për emrin.

Pra do të thotë që mund të zgjedhin një kandidat të Partisë Socialiste nëse ka votuar për PS dhe mund të zgjedhin një kandidat të PD apo LSI nëse ka votuar për koalicionin e djathtë. Pra qytetari do të bëjë dy zgjedhje, partinë dhe emrin e kandidatit. Kjo realizon dhe qëllimin që ka Kushtetuta, konkurron partitë por zgjedhësi ka të drejtë ti japë votë parapëlqyese dhe të rirendisi listën e forcës politike. Këtë synon sistemi”, shpjegoi Gjiknuri për fax news.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011579036712646
array(1) { ["section"]=> string(72) "zgjedhjet-e-25-prillit-gjiknuri-tregon-si-do-jete-fleta-e-votimit-221120" }