Zgjedhjet e 25 prillit, ISP apelon partitë politike konkurruese: Largoni individët e inkriminuar

Publikuar tek: politike, më 14:16 20-01-2021 Zgjedhjet e 25 prillit, ISP apelon partitë politike konkurruese: Largoni individët e inkriminuar

Instituti i Studimeve Politike (ISP) u ka bërë edhe një herë apel partive politike në zgjedhjet e 25 prillit 2021 që të respektojnë kërkesat e qytetarëve duke larguar individët e penalizuar dhe dekriminalizuar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ISP shprehet se zgjedhjet kërkojnë alternativa dhe ide konkurruese për zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, teksa shkruan se zgjedhjet duhet të ofrojnë ide të reja dhe jo të ricikliojnë gabimet e së shkuarës.

“ISP inkurajon partitë politike të ndjekin standarde më të larta përzgjedhëse, të dëgjojnë e respektojnë 98% të qytetarëve që duan politikë të pastër dhe politikanë të pastër, si dhe t’i japin fund praktikave të gabuara kur individë të inkriminuar morën mandate politike vendimmarrëse,” thuhet ndër të tjera.

Postimi i plotë i ISP:

 ISP apelon partitë politike konkurruese në zgjedhjet 2021:

Respektoni kërkesën e 98% të qytetarëve, të cilët duan largimin nga kandidimi në zgjedhje dhe nga stafet elektorale të individëve të penalizuar nga dekriminalizimi, atyre në listën e zezë amerikane dhe atyre të larguar për korrupsion nga vetingu në drejtësi.

Zgjedhjet kërkojnë alternativa dhe ide konkurruese për zhvillimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Zgjedhjet janë për të ofruar zgjidhje dhe jo për të ricikluar gabimet e të kaluarës. Zgjedhjet janë për qytetarët dhe duhet të respektojnë pritshmëritë qytetare. Parakushti kryesor për një proces me integritet është cilësia e kandidatëve.

Partitë kanë përgjegjësinë dhe detyrimin të ofrojnë kandidatë me integritet, të pastër dhe të papërfshirë në skandale korruptive, në vepra penale dhe në aktivitete të tjera që minojnë përfaqësimin dhe besimin tek politika. Koha që partitë të mbajnë premtimet: të largojnë nga listat e tyre të kandidatëve dhe nga drejtimi i stafeve elektorale individët që janë penalizuar për shkak të dekriminalizimit, që bëjnë pjesë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe që janë larguar nga procesi i vettingut në drejtësi me akuzën për korrupsion.

ISP inkurajon partitë politike të ndjekin standarde më të larta përzgjedhëse, të dëgjojnë e respektojnë 98% të qytetarëve që duan politikë të pastër dhe politikanë të pastër, si dhe t’i japin fund praktikave të gabuara kur individë të inkriminuar morën mandate politike vendimmarrëse.

Instituti i Studimeve Politike do ta monitorojë procesin zgjedhor brenda partive politike, mbështetur nga programi amerikan NED (National Endoëment for Democracy)

140706408_835128580395985_5868563567502960204_n.png

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Habit Xhelal Mziu: Olta Xhaçka kërkoi të largohej kur mësoi se do jam unë në Dibër, PS-në e kam mundur në çdo betejë
“7 vjet pa bërë asgjë”, Basha publikon videon dhe ngre pyetjen: Po ti do ta pushoje nga puna këtë njeri? »
Article Logic
Execution time: 0.013158082962036
array(1) { ["section"]=> string(101) "zgjedhjet-e-25-prillit-isp-apelon-partite-politike-konkurruese-largoni-individet-e-inkriminuar-235706" }