ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ KQZ kontakton 20 kompani të huaja për identifikimin elektronik, Celibashi: Duhet mirëkuptimi i gjithë spektrit politik

Publikuar tek: politike, më 19:17 13-11-2020 ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ KQZ kontakton 20 kompani të huaja për identifikimin elektronik, Celibashi: Duhet mirëkuptimi i gjithë spektrit politik Ilirjan Celibashi

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka konfirmuar zërat se në zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë do të jetë e mundur identifikimi elektronik i votuesve.  

Në një intervistë për “Abc”, Celibashi tha se deri më tani janë kontaktuar 20 kompani të huaja, të cilat janë pyetur për koston dhe mënyrën se si funksionojnë këto pajisje.

“Jemi duke pritur përgjigje nga subjektet të cilave u jemi drejtuar për të na dhënë informacion se sa mund të jenë kostot të implementimit të këtyre sistemeve. Ne pasi të kemi arritur në konkluzionin se sa do jetë ky buxhet do ia adresojmë kërkesën qeverisë shqiptare. Është një proces që detyrimisht duhet të marrë dakordësinë e gjithë spektrit politik. Votimi dhe numërimi elektronik është një projekt pilot dhe nuk do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit,”

Gjithashtu, në KQZ do të ngrihet një portal ku çdo shqiptar jashtë atdheut do të  deklarojë dëshirën për të votuar dhe më pas do të shikohet nëse do të mundësohet vota me postë.

“Shpresojmë t’ja dalim. Në momentin që flasim nuk ka asnjë votues emigrant të regjistruar. Është një bashkësi boshe. Ne jemi duke diskutuar se si do të ndërtohet ky regjistër, të jetë më i lehtë për adresuar”

Këto pajisje do të lexojnë kartat e identitetit apo pasaportat e votuesve duke nxjerrë në ekran edhe një fotografi të madhe të votuesit që komisioneri ta krahasojë me personin që paraqitet në qendrën e votimit. Po ashtu, pajisja do të regjistrojë shenjat e gishtave, për të mos lejuar votimin më shumë se një herë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti i opozitës shpreh dëshirën për t’iu bashkuar Ramës: Nuk kam biseduar me Myslim Murrizin, por PS është mundësi më e mirë drejt Kuvendit
‘Sikur t’u rrisje çik rrogën, nuk mbahet familja me fjalën respekt’, Manastirliu replikon me qytetarët: Që nga marsi mjekët marrin 1000 euro mbi pagën, rrogat do u rriten me 40% »
Article Logic
Execution time: 0.010462045669556
array(1) { ["section"]=> string(146) "zgjedhjet-e-25-prillit-kqz-kontakton-20-kompani-te-huaja-per-identifikimin-elektronik-celibashi-duhet-mirekuptimi-i-gjithe-spektrit-politik-227634" }