Zgjedhjet e 25 Prillit/ KQZ regjistron edhe 9 parti të tjera, nuk pranohet kërkesa e Partisë së Punës

Publikuar tek: politike, më 19:28 22-02-2021 Zgjedhjet e 25 Prillit/ KQZ regjistron edhe 9 parti të tjera, nuk pranohet kërkesa e Partisë së Punës Mbledhja e KQZ-se

KQZ ka regjistruar ditën e sotme edhe 9 parti të tjera që do të marrin pjesë në gjedhjet e 25 prillit.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar se përveç këtyre 9 partive, janë regjistruar edhe 2 komitete nismëtare.  

Ndër partitë e regjistruara ditën e sotme janë Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi.

Ndërkohë KQZ nuk ka lejuar të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare, partinë e Punës së Shqipërisë, partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë dhe partinë Emigracioni Shqiptar.

Gjitjashtu u vendos akreditimi i 18 vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Regjistrohen si subjekte zgjedhore edhe 9 parti politike dhe 2 komitete nismëtare.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi projektvendimet për kërkesat për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, të 13 partive politike dhe 2 komiteteteve nismëtare.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore 9 parti politike dhe 2 komitete nismëtare:

1. Partia Shqiptare Atdheu;

2. Partia Pajtimit Kombëtar;

3. Partia Ligj dhe Drejtësi;

4. Partia Fryma e Re Demokratike;

5. Partia Qytetare Shqiptare;

6. Partia Uniteti Kombëtar;

7. Partia Aleanca Kuq e Zi;

8. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve;

9. Partia Aleanca Popullore;

Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër.;

Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë.

Komisioneri pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të mos regjistrojë si subjekte zgjedhore partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare, partinë e Punës së Shqipërisë, partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorve të Shqipërisë si dhe mos pranimin e kërkesës së z. Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.

Gjithashtu, vendosi akreditimin e 18 vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 25 prill 2021.

Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e Zonës së Administrimit Zgjedhor, nr. 38, në bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave” u shty për në mbledhjen e ardhshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shqiptarët do votojnë me shpata”, Braçe i kthehet Metës: Kemi një jetë që votojmë me letër e laps, pse këtë herë me shpata?
Presidenca i kthen përgjigje Braçes: Hiq dorë nga mistrecllëqet se nuk të shkojnë. Bëji thirrje shqiptarëve të dalin në votime »
Article Logic
Execution time: 0.024173974990845
array(1) { ["section"]=> string(106) "zgjedhjet-e-25-prillit-kqz-regjistron-edhe-9-parti-te-tjera-nuk-pranohet-kerkesa-e-partise-se-punes-239822" }