Ka përfunduar takimi në Selinë e PS-së midis përfaqësuesve të ODIHR-it dhe mazhorancës, ku në fokus kanë qenë zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Misioni i ODIHR-it u prit në takim nga Agron Tare, zëvendës-Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme.
“Agron Tare ka mirëpritur sot NAM-ODIHR gjatë vizitës së tyre në Shqipëri. Misioni vlerësoi qasjen bashkëpunuese dhe bashkëpunimin e ODIHR me institucionet në lidhje me zgjedhjet. Shqipëria është e përkushtuar të përmbushë shumicën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet,” shkruan Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.
D/MEFA Agron Tare welcomed today at @AlbanianDiplo the NAM-ODIHR during their visit in #Albania. He praised the collaborative approach & co-op of #ODIHR w/?? institutions concerning the elections. Albania is committed to meet most of the OSCE-ODIHR recommendations on elections.
— Albanian MEFA ?? (@AlbanianDiplo) January 25, 2021
Pas këtij takimi, misioni i ODIHR-it prit të takojë përfaqësues të PD-së dhe LSI-së.