Zgjedhjet e 25 qershorit, ministrja e Ramës bën fushatë edhe në stallën e bagëtive (FOTOT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:29 07-06-2017 Zgjedhjet e 25 qershorit, ministrja e Ramës bën fushatë edhe në stallën e bagëtive (FOTOT)

Kur na ndajnë edhe disa ditë nga votimet për zgjedhjen e deputetëve të rinj të parlamentit shqiptar, fushata elektorale sa vjen e bëhet edhe më e “nxehtë”.

Kandidatët për deputetë janë shpërndarë përgjatë qershorit në çdo cep të qyteteve e fshatrave për të bindur banorët që t’i votojnë në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.

Mesa duket për disa nuk ka rëndësi aspak vendi ku zhvillohet takimi elektoral. Është rasti i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Siç duket edhe nga këto foto Felaj nuk e ka patur problem të zhvillojë takimin e radhës elektoral edhe në stallën e bagëtive të një banori në fshatin "Demollarë", një lagje e vogël në Kozare.

Ministrja me syzë dielli në kokë dhe një bllok në dorë mban fjalim fare pranë degjeve me bar, ndërsa banorët e dëgjojnë me vëmendje. Kurse stendat e PS, qëndrojnë mbështetur mbi barin e bagëtive, pas ministres që flet për reformat dhe investimet e së ardhmes nëse PS fiton zgjedhjet. Për më tepër, shikoni galerinë e fotove që janë publikuar nga vetë ministrja. 

 

18839143_10212258796612608_4869150168578165057_n.jpg

18920168_10212258792452504_8414276621546666936_n.jpg

 

18920433_10212258796972617_3351831391069393581_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021393060684204
array(1) { ["section"]=> string(93) "zgjedhjet-e-25-qershorit-ministrja-e-rames-ben-fushate-edhe-ne-stallen-e-bagetive-fotot-81523" }