Zgjedhjet e 30 qershorit, Ambasadori Britanik i shkon në zyrë Kryemadhit

Publikuar tek: politike, më 15:39 26-06-2019 Zgjedhjet e 30 qershorit, Ambasadori Britanik i shkon në zyrë Kryemadhit Duncan Noram

Ambasadori Britanik Duncan Norman i ka shkuar para pak minutash në zyrë kryetares së LSI Monika Kryemadhi.

 Norman dhe Kryemadhi takohen vetëm 4 ditë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit. Në fokus të takimit është pikërisht situata aktuale politike dhe zgjedhjet lokale të së dielës.

Faktorët ndërkombëtarë kanë marrë sinjale për skenare dhune dhe pikërisht për këtë prej ditësh po zhvillojnë takime "kokë më kokë" me liderët e opozitës.

Ditën e djeshme zëvendës ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones pati gjithashtu një takim me kryedemokratin Basha, i cili më pas në deklaratën për media u shfaq i tërhequr nga qëndrimet e mëparshme duke pohuar thjesht se nuk do t'i njohë zgjedhjet.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029072999954224
array(1) { ["section"]=> string(78) "zgjedhjet-e-30-qershorit-ambasadori-britanik-i-shkon-ne-zyre-kryemadhit-169860" }