Zgjedhjet e 30 Qershorit, debate në mbledhjen e KQZ mes Bibës dhe Ivi Kasos

Publikuar tek: aktualitet, më 12:23 20-05-2019 Zgjedhjet e 30 Qershorit, debate në mbledhjen e KQZ mes Bibës dhe Ivi Kasos

Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shoqëruar me debate mes nënkryetarit Denar Biba dhe sekretarit të PD, Ivi Kaso.

Debati është zhvilluar për shkak të regjistrimit të Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 30 Qershorit.
Sipas Kasos regjistrimi i Bindjes Demokratike në zgjedhje është i paligjshëm.

Biba: Ju keni ardhur si qytetar i thjeshtë, nuk keni status. Nuk ke të drejtë të pyesësh pasi nuk jeni garues në zgjedhje.

Kaso: Kemi status të përhershëm si rezultat i zgjedhjeve të fundit.

Kujtojmë se dy ditë më parë opozita joparlamentare dorëzoi  në KQZ listën e anëtarëve për Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Sekretari për çështjet zgjedhore Ivi Kaso ka dorëzuar sot KQZ-së bashkë me përfaqësuesin e LSI-së, listën me komisionerë.

Kujtojmë se PD dhe LSI, edhe pse nuk marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, kërkuan të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për të pasur komisionerë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18384313583374
array(1) { ["section"]=> string(81) "zgjedhjet-e-30-qershorit-debate-ne-mbledhjen-e-kqz-mes-bibes-dhe-ivi-kasos-164970" }