Zgjedhjet e 30 qershorit, deklarata e fortë e Paskal Milos: Socialistët janë dele që vihen në rresht (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 07:35 22-05-2019 Zgjedhjet e 30 qershorit, deklarata e fortë e Paskal Milos: Socialistët janë dele që vihen në rresht (VIDEO)

"Socialistët janë dele", kështu deklaroi mbrëmë në emisionin ‘Provokacija’ të Mustafa Nanos, aleati historik i të majtëve, Paskal Milo.

Milo gjatë bisedës në studio foli lidhur me situatën politike dhe zgjedhjet që priten të bëhen në 30 qershor.

Ndërkohë që këto zgjedhje janë kthyer në temën e nxehtë mes opozitës e cila refuzon të bëhen dhe këmbënguljes së qeverisë për t'i zhvilluar. Lidhur me insistimin e kryeministrit Rama për t'i bërë këto zgjedhje pa opozitën Milo dha këndvështrimin e tij.

Sipas tij Rama është dëmtuar në këtë rast. "Socialistët janë dele që nuk kanë integritet, që vihen në vathë për të votuar.¨-thotë Milo, ndërsa shton se një fakt i tillë tashmë është i provuar.

Pjesë nga biseda në studio:

Paskal Milo: Bile ai është dëmtuar në mendimin tim. Tjetër se socialistët janë dele, vihen në rresht dhe shkojnë të votojnë.

Mustafa Nano: Frazë e fortë kjo që socialistet janë dele.

Paskal Milo: Jo, jo në mënyrë të veçantë ata janë provuar që janë dele.

Mustafa Nano: Le ta mbyllim me këtë frazë të fortë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020967960357666
array(1) { ["section"]=> string(111) "zgjedhjet-e-30-qershorit-deklarata-e-forte-e-paskal-milos-socialistet-jane-dele-qe-vihen-ne-rresht-video-165220" }