'Zgjedhjet e 30 qershorit do bëhen', Balla mesazh edhe Metës: Sot do rrëzojmë dekretin e Presidentit

Publikuar tek: politike, më 13:30 16-05-2019 'Zgjedhjet e 30 qershorit do bëhen', Balla mesazh edhe Metës: Sot do rrëzojmë dekretin e Presidentit

Nga foltorja e Kuvendit kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh edhe njëherë se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen dhe se PS nuk bën asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën.

"Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe ky është fakt i panegociueshëm me askënd. Kushtetuta është për tu respektuar. Aq i sigurtë është zhvillimi dhe detyrimi që kemi ne për zgjedhjet, është njëlloj sikurse dielli lind në lindje dhe perëndon në perëndim. Ne nuk do ia japim kurrë mundësinë Lulzim Bashës dhe bandës së tij të huliganëve të marrin peng vendin. Beteja jonë është për demokracinë për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Në 29 maj të gjithë shqiptarët do marrin lajmin e mirë nga KE për të rekomaduar fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Zgjedhjet e 30 qershorit do të jenë një agim i mirë. Sa për pengmarrjen e LSI nuk quhet pengmarrje se është trashëgimi brenda familjes", tha Balla.

Po ashtu ai foli edhe për kthimin e dekretit nga Presidenti Ilir Meta për vettingun e Policisë së Shtetit. Balla tha se Kuvendi do e rrëzojë sot këtë dekret, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të rinj për mbështetje.

"Pasi bllokuan 2 vite zbatimin e reformës në drejtësi, presidenti vendosi të rikthejë për rishqyrtim vettingun e policisë së shtetit. Ky është i domosdoshëm dhe urgjent. Sot mazhoranca do e rrëzojë dekretin e Metës. Ftesa ime për deputetë e rinj të opozitës është të bashkoheni dhe ta mbështesni këtë proces", tha Balla.   

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022106885910034
array(1) { ["section"]=> string(103) "zgjedhjet-e-30-qershorit-do-behen-balla-mesazh-edhe-metes-sot-do-rrezojme-dekretin-e-presidentit-164555" }