Zgjedhjet e 30 qershorit, dy politikanë shpallin kandidaturat si të pavarur (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 19-05-2019 Zgjedhjet e 30 qershorit, dy politikanë shpallin kandidaturat si të pavarur (EMRAT) Edmond Themelko

Dy politikanë të tjera kanë shpallur kandidaturat e tyre për zgjedhjet e 30 qershorit.

Bëhet fjalë për Edmond Themelkon, i cili kandidon si i pavarur për bashkinë e Pustecit dhe për Vasillaq Harilla Bollanon për bashkinë e Himarës.

Kujtojmë se Edmond Themelko u dënua me burg, por më pas u la në arrest shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ai akuzohej në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore së bashku me kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Kiril Bozhinovski i Martin Protugjer.

Sipas akuzës, banorëve të minoritetit maqedonas në Pustec, u janë dhënë letërnjoftime dhe direktivat nga Edmond Themelko se për cilën parti të votojnë në zgjedhjet e Maqedonisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.057456016540527
array(1) { ["section"]=> string(87) "zgjedhjet-e-30-qershorit-dy-politikane-shpallin-kandidaturat-si-te-pavarur-emrat-164874" }