Zgjedhjet e 30 Qershorit, Manjani: Kush voton është pro diktaturës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:53 24-06-2019 Zgjedhjet e 30 Qershorit, Manjani: Kush voton është pro diktaturës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se kush voton në 30 Qershor është me diktaturën.

Duke komentuar  vendimin e Kolegjit Zgjedhor, Manjani shprehet se të gjithë e kanë kuptuar se sistemi i drejtësisë është në duart e kryeministrit, Edi Rama.

'Nuk e di a ka mbetur më njeri, se peshqit e kanë marrë vesh të gjithë, që se di që Drejtësinë e kontrollon Edi Rama! Nuk jua bën syri tërrt as kur shteti është në kolaps dhe kur pushteti po bën gati grushtin e shtetit! Le të lutemi ende që të vijë arësyeja tek të paarsyeshmit. Të paktën të kemi paqe, se demokraci e shtet do na duhet pak kohë që ti kemi. Ndërkohë, kush voton në votimet e çmendura që i ka thirrë pushteti dhe jo Kushtetuta dhe ligji është me diktaturën! Mosvotimi është shpresë për demokracinë', shkruan Manjani.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022907972335815
array(1) { ["section"]=> string(71) "zgjedhjet-e-30-qershorit-manjani-kush-voton-eshte-pro-diktatures-169554" }