Zgjedhjet e 30 qershorit, Ngjela: Balla, kryenegociatori me opozitën

Publikuar tek: aktualitet, më 23:23 16-05-2019 Zgjedhjet e 30 qershorit, Ngjela: Balla, kryenegociatori me opozitën Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se ka një lëvizje nga ndërkombëtarët dhe se së shpejti do të zhvillohen negociata për zgjedhjet e 30 qershorit.

I ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, avokat Ngjela tregoi se ka ndërhyrje nga autoritetet ndërkombëtare që e kanë Shqipërinë në patronazh, përsa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit, për një afrim të opozitës me mazhorancës për dialog.

Sipas tij, do të ketë bisedime dhe Taulant Balla do të jetë kryenegociator i opozitës.

Pjesë nga diskutimi:

Ngjela: Kjo që do uleni për negociata kjo nuk ka diskutim. Nga e di ti do thuash? Kështu ju thashë edhe për çadrën, pra do hyni në negociata. Pyetja ime është kjo (për Taulant Ballën): Nëse ke shenja që një autoritet ndërkombëtar ka filluar të influencojë te ju na e thuaj, nëqoftëse nuk ka, thuaj që ska. Pra ka apo ska?

Balla: Ajo që dua tju them është që që nga vizita e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Matheë Palmer në Tiranë, ku pozicioni i SHBA ka qenë shumë i qartë që zgjedhjet duhen zhvilluar sipas afatit dhe që mandati legjitim i kësaj qeverie është i panegociueshëm. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Bashkimi Europian.

Ngjela: Zoti Balla pse ma degradon pyetjen? Je kryetari i grupit parlamentar, je numri dy i partisë në pushtet, unë kështu ju konceptoj. A ka ndërhyrje nga autoritetet ndërkombëtare që na kanë në patronazh apo jo?

Balla: Jo nuk ka.

Ngjela: Okej atëhere kaq doja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02711009979248
array(1) { ["section"]=> string(72) "zgjedhjet-e-30-qershorit-ngjela-balla-kryenegociatori-me-opoziten-164627" }