Zgjedhjet e 30 qershorit/ Publikohet dokumenti: Fletët e votimit kanë qenë në doganë në orën 7.58

Publikuar tek: politike, më 14:34 13-07-2019 Zgjedhjet e 30 qershorit/ Publikohet dokumenti: Fletët e votimit kanë qenë në doganë në orën 7.58 Dokumenti i publikuar nga Bardhi

Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD, doli nga selia blu për të publikuar dokumentin doganës që sipas tij provon se fletët e votimit kanë qenë në doganë në orën 07.58 të 30 Qershorit, ndërkohë që procesi i votimit kishte nisur.

Bardhi ngriti edhe disa pyetje mbi këtë çështje duke e cilësuar një skandal të jashtëzakonshëm.

“Nëse në orën 8 të mëngjesit Fletët e Votimit ishin ende në Doganë, cdo shqiptar pyet sot me cfarë fletësh votimi nisi procesi i votimit në orën 7.00?

Sa zgjati procedura e dërgimit të tyre në KQZ, marrjes së tyre në dorëzim nga KQZ, nisjes për në KZAZ, shpërndarjes në cdo QV?

I gjithë dokumentacioni zyrtar mbi këtë cështje, fakton një skandal të jashtëzakonshëm, një proces privat dhe kriminal të kryer nga KQZ në bashkëpunim me KZAZ e Vaut të Dejës, për të cilën prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë hetimet penale”, tha Bardhi nga selia blu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071480274200439
array(1) { ["section"]=> string(102) "zgjedhjet-e-30-qershorit-publikohet-dokumenti-fletet-e-votimit-kane-qene-ne-dogane-ne-oren-7-58-172081" }