Zgjedhjet e 30 qershorit, Voltana Ademi e prerë: Nuk do t'i hap qendrat e votimit, nëse Rama do dhunë është i mirseardhur (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 23:25 20-06-2019 Zgjedhjet e 30 qershorit, Voltana Ademi e prerë: Nuk do t'i hap qendrat e votimit, nëse Rama do dhunë është i mirseardhur (VIDEO)

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi shprehet se në 30 qershor nuk do të lejojë të hapen qendrat e votimit në qytetin e saj.

Një lidhje telefonike me emisionin '360 Gradë', Ademi ka sfiduar kryeministrin Rama duke thënë se nëse ai do t'i hapë qendrat e votimit me dhunë, do të jetë sipas saj i mirseradhur në Shkodër.

'Unë kam vepruar dhe veproj në mënyrë institucionale. Nëse kryeministëri do të marrë majë, instrument të fortë për të hapur derën e teatrit, apo të ujësjellësve, apo të qendrave të votimit për të shpërthyer dyert mendoj se kjo nuk ëhstë e mundur. Unë nuk do ti hap qendrat e votimit, do të respektoj ligjin. Nëse ai ka mundësi ta bëjë me dhunë është i mirseardhur që ta cojë marrëzinë e tij deri në fund. Ne nuk do të vendosim njerëzit para njerëzve kurrsesi. Kjo nuk është ajo që ne kemi në qëllim', është shprehur Voltana Ademi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027404069900513
array(1) { ["section"]=> string(131) "zgjedhjet-e-30-qershorit-voltana-ademi-e-prere-nuk-do-t-i-hap-qendrat-e-votimit-nese-rama-do-dhune-eshte-i-mirseardhur-video-169069" }